GJERMANI – Wagenknecht krijon partinë e majtë konservatore BSW

by admin
Spread the love

BERLIN, 9 janar /ATSH-DPA/ – Sahra Wagenknecht, ish-lidere në partinë e majtë ”Die Linke” (”E Majta”) të Gjermanisë, e cila u largua për të formuar një lëvizje të re politike të majtë konservatore.

”Partia ‘Aleanca e Sahra Wagenknecht’ (BSW) dëshiron të konsiderohet si partia e popullit në Gjermani për 30 deri në 40 vitet e ardhshme dhe të ndryshojë rrënjësisht politikën”, thanë Wagenknecht dhe bashkëpunëtorët e saj në një konferencë shtypi.

Më parë, 44 anëtarë kishin themeluar zyrtarisht BSW si parti në Berlin dhe zgjodhën komitetin e parë ekzekutiv.

Wagenknecht do të ketë udhëheqje të dyfishtë me ish-kreun e grupit parlamentar të majtë, Amira Mohamed Ali.

Sipërmarrësi dhe profesori universitar Shervin Haghsheno është nënkryetari dhe anëtari i parlamentit Christian Leye është sekretari i përgjithshëm.

Ish-politikani i ”Die Linke”, Fabio De Masi dhe socialdemokrati për një kohë të gjatë Thomas Geisel do të udhëheqin partinë e re në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Pas zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, BSW dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet shtetërore të Gjermanisë Lindore në shtator.

Vetë Wagenknecht nuk dëshiron të kandidojë, por dëshiron të mbetet anëtare e parlamentit gjerman.

Wagenknecht tha se ishte “një ditë paksa historike”.

Ajo tha se ajo dhe ata që iu bashkuan asaj ishin “duke hedhur gurin e themelit për një parti që ka potencialin të ndryshojë rrënjësisht spektrin politik gjerman dhe, mbi të gjitha, të ndryshojë rrënjësisht politikën në Gjermani”.

Në një konferencë shtypi dyorëshe në Berlin, ajo përsëriti kritikat e saj të ashpra ndaj koalicionit të qendrës së djathtë të kancelarit Olaf Scholz dhe shprehu mbështetjen për protestat e fermerëve që po zhvilloheshin njëkohësisht.

“Ne kemi një qeveri që nuk ka plane. Koalicioni po nxjerr para’ nga xhepat e njerëzve dhe po ndan vendin”, shtoi ajo.

Në tetor, Wagenknecht u largua nga ”Die Linke” së bashku me nëntë ligjvënës dhe njoftoi planet për të filluar një parti të pavarur.

Ndonëse e majtë për çështjet ekonomike, Wagenknecht e pozicionon veten më afër të djathtës ekstreme për tema si migrimi, barazia gjinore dhe klima./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like