GJERMANI – Scholz refuzon thirrjet për rikthimin e energjisë bërthamore

by admin
Spread the love

SHTUTGART, 4 mars /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar thirrjet për rikthimin e energjisë bërthamore në Gjermani, duke vënë në dukje kostot e larta dhe kohën e gjatë të ndërtimit.

“Nëse dikush vendos të ndërtojë një central bërthamor tani, ai do të jetë gati për 15 deri në 20 vjet bazuar në kohën aktuale të ndërtimit. Ne duhet të kemi zgjidhur të gjitha problemet tona deri atëherë”, tha Scholz.

“Energjia elektrike që vjen nga centralet bërthamore kushton shumë herë më shumë se energjia elektrike nga energjia e erës, energjia diellore ose burime të tjera prodhimi”, tha ai.

“Përveç kësaj, rezervat e uraniumit janë të kufizuara”, theksoi kancelari gjerman.

Në draftin e programit të ri të politikave, Unioni Kristiandemokrat (CDU), partia opozitare konservatore e Gjermanisë, mbështet përdorimin e energjisë bërthamore dhe kërkon të fokusohet në centralet bërthamore të gjeneratës së katërt dhe të pestë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like