GJERMANI – Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe disa vite të tjera

by admin
Spread the love

BERLIN, 20 prill /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz beson se lufta në Ukrainë mund të zvarritet edhe për disa vite të tjera.

“Askush nuk mund të thotë se sa mund të mos zgjasë kjo luftë, pesë vjet, për shembull”, tha dje në mbrëmje Scholz në qytetin lindor të Chemnitz.

Ai mbrojti mbështetjen ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën.

“Përveç kësaj, duhet të kultivohet diplomacia”, shtoi ai.

“Megjithatë, që nga fillimi i luftës, presidenti rus Vladimir Putin nuk kA treguar asnjë shenjë lëvizjeje”, tha ai.

“Paqja e diktuar është e papranueshme”, theksoi Scholz.

Scholz ishte i ftuar në një panel diskutimi të organizuar nga gazeta “Freie Presse” (Shtypi i Lirë) me titull “Gjermania nën presion. Si mund të veprojë koalicioni qeveritar në kushte të reja?”

Scholz tha më herët se bisedimet me zyrtarët kinezë rreth luftës në Ukrainë gjatë udhëtimit të tij të fundit dhanë një “nxitje shumë të rëndësishme” për përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

Scholz theksoi se ishte në marrëveshje me udhëheqjen kineze për organizimin e konferencës së paqes në Zvicër për të diskutuar luftën.

“Përpjekjet diplomatike janë të domosdoshme në këtë proces të mundimshëm dhe jam mirënjohës që Gjermania, dhe unë personalisht, ishim gjithashtu në gjendje të jepnim një kontribut”, tha Scholz.

You may also like