GJERMANI – Parlamenti refuzon mocionin për furnizimin e Ukrainës me “Taurus”

by admin
Spread the love



BERLIN, 14 mars /ATSH-DPA/- Opozita konservatore gjermane ka refuzuar sërish mocionin parlamentar që i bën thirrje Berlinit të furnizojë Ukrainën me raketa “Taurus”, pasi shumica e ligjvënësve votuan kundër.

Në votim morën pjesë gjithsej 690 ligjvënës, ku 495 votuan kundër, 190 pro dhe pesë abstenuan. Grupi parlamentar konservator CDU/CSU ka 197 ligjvënës.

Sistemi “Taurus” karakterizohet nga distanca e tij e gjatë prej 500 kilometrash dhe saktësia e lartë. Arma bën të mundur shkatërrimin e depove ruse të municioneve, qendrave të mbrojtura të komandës dhe infrastrukturës jetike të luftës shumë prapa vijës së frontit.

Ura e Kerçit 19 kilometra e gjatë u përmend vazhdimisht si shembull. Ajo lidh Krimenë, e cila u aneksua nga Moska në 2014 në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, dhe kontinentin rus.

Ligjvënësit që kundërshtuan thanë se furnizimi i Ukraines me “Taurus” ka potencialin për të përshkallëzuar konfliktin dhe për ta tërhequr Gjermaninë në luftë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakArbana: Bashkia Shijak, vendimmarrje pa ndasi politike
Artikulli tjetërMETEO – Tërmeti me magnitudë 5,4 ballë shkakton dëme strukturore në Ballkan


You may also like