GJERMANI – Organizata rinore e ekstremit të djathtë JA klasifikohet si ekstremiste

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 6 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shërbimi sekret gjerman mund ta klasifikojë organizatën rinore të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një lëvizje ekstremiste të konfirmuar, njoftoi një gjykatë rajonale.

Vendimi u dha një ditë më parë nga Gjykata Administrative e Këlnit.

Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm, pasi AfD dhe organizata e saj rinore mund të apelojnë në një gjykatë më të lartë në shtetin e North Rhine-Westphalia, ku ndodhet Këlni.

Shërbimi sekret gjermane e kishte klasifikuar më parë organizatën rinore si një rast të dyshimtë.

Ankesa kundër këtij vendimi është refuzuar nga Gjykata Administrative e Këlnit.

Në shkallën e ardhshme, Gjykata e Lartë Administrative do ta trajtojë këtë çështje në mes të marsit.

Në prill 2023, shërbimet sekrete njoftuan se kishte indikacione se organizata rinore e AfD-së ”Junge Alternative” (JA) kishte grumbulluar prova të aspiratave kundër rendit të lirë demokratik.

AfD dhe JA depozituan një ankesë kundër kësaj në qershor 2023 dhe paraqitën një ankesë urgjente kundër klasifikimit.

Gjykata Administrative e Këlnit hodhi poshtë ankesën urgjente.

”Vëzhgimi nga shërbimet sekrete nuk përbën një masë të drejtuar kundër ekzistencës së AfD-së, por shërben për të sqaruar nëse një parti, ose në këtë rast organizata e saj rinore, ndjek objektiva antikushtetuese”, theksoi gjykata.

Pranueshmëria e një hetimi të tillë presupozohet nga Kushtetuta, dhe në rastin konkret, JA është sigurisht një organizatë ekstremiste./   /os/

,

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like