GJERMANI – Nivelet e gazit natyror në 70 për qind të kapacitetit

by admin
Spread the love

BERLIN, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Pavarësisht se importet e gazit rus janë në një fraksion të vëllimit të tyre të zakonshëm, nivelet e ruajtjes së gazit gjerman po rriten, si pjesë e  përgatitjeve për muajt e dimrit.

Klaus Muller, i cili drejton rregullatorin e Agjencisë Federale të Rrjetit të Energjisë, tha se ”depot e gazit janë në 69% dhe rriten me 0,4 pikë përqindje çdo ditë”.

Qeveria ka urdhëruar që magazinimi të jetë në të paktën 75% të kapacitetit deri më 1 shtator, të paktën 85% deri më 1 tetor dhe të paktën 95% deri më 1 nëntor.

”Tre të katërtat e njësive të depozitimit të gazit në Gjermani janë tashmë më shumë se 80% të mbushura, me disa tashmë mbi 85%”, sipas Muller.

”Megjithatë, disa njësi magazinimi problematike, të cilat ishin kontrolluar më parë nga Rusia, janë ende dukshëm më të zbrazëta”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like