GJERMANI – Ndihmësi i AfD-së nën hetim për spiunazh në favor të Kinës

by admin
Spread the love

TIRANË, 23 prill /ATSH/- Prokurorët kanë arrestuar një burrë që punonte për një politikan të ekstremit të djathtë, i dyshuar për spiunazh për Kinën, sipas BBC.

Personi i identifikuar është Jian G, 43 vjeç, i quajtur nga media gjermane si ndihmës i deputetit të AfD-së dhe kandidatit për zgjedhjet evropiane, Maximilian Krah.

Prokurorët thanë se ai u arrestua në qytetin lindor të Dresdenit. Ata pretendojnë se ai i ka dërguar informacione rreth Parlamentit Evropian shërbimeve sekrete kineze.

Jian G dyshohet gjithashtu se ka spiunuar figurat e opozitës kineze në Gjermani.

Deputeti i AfD-së, Krah tha se ai mësoi për arrestimin e ndihmësit të tij nga shtypi dhe se nëse akuzat do të verifikoheshin si të vërteta, atëherë punësimi i tij do të ndërpritej menjëherë.

“Spiunazhi për një shtet të huaj është një akuzë e rëndë”, thuhet në deklaratën e tij.

Një zëdhënës i partisë AfD (Alternativa për Gjermaninë) shtoi se raportet për arrestimin e një prej punonjësve të Krah me dyshimin për spiunazh janë shumë shqetësuese, dhe se ata presin hetime të mëtejshme nga prokurori publik. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like