GJERMANI – Miratohet ligji për legalizimin e pjesshëm të kanabisit

by admin
Spread the love



TIRANË, 1 prill /ATSH/ – Ligjvënësit në parlamentin gjerman votuan të premten për të legalizuar pjesërisht konsumin dhe rritjen e kanabisit. Duke filluar nga kjo e hënë, posedimi dhe kultivimi i kanabisit në shtëpi do të dekriminalizohet në Gjermani.

Tani e tutje, të rriturit do të mund të mbajnë deri në 25 gramë kanabis për konsumin e tyre dhe të ruajnë deri në 50 gramë në shtëpi, si dhe të mbajnë tre bimë për kultivim në shtëpi.

Konsumimi publik do të lejohet, për sa kohë që nuk është në sy të fëmijëve apo pranë ambienteve sportive. Gjithashtu, ai do të ndalohet në zonat e këmbësorëve nga ora 07:00 deri në 20:00.

Klubet speciale të kanabisit, të cilat mund të kenë deri në 500 anëtarë, do të lejohen të rrisin dhe të blejnë drogën në baza të kufizuara duke filluar nga 1 korriku.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTURQI – Për herë të parë opozita më e fortë se Erdogani në zgjedhjet lokale


You may also like