GJERMANI – Ministrja Zhvillimit: Miliona njerëz në Afrikë drejt urisë pas pushtimit rus të Ukrainës

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 7 mars /ATSH-DPA/- Pushtimi rus i Ukrainës kërcënon të çojë miliona njerëz në Afrikë drejt urisë, paralajmëroi sot ministrja gjermane e Zhvillimit Svenja Schulze.

“Prodhimi i grurit në Ukrainë, një burim kryesor ushqimor për Afrikën, mund të rrezikohet nëse konflikti vazhdon”, tha Schulze, duke shtuar se kjo mund të nënkuptojë se “8 deri në 13 milionë njerëz të tjerë do të shkojnë drejt urisë”.

Ministrja gjermane e Zhvillimit zhvilloi një takim jozyrtar me ministrat e Zhvillimit të BE-së në qytetin francez të Montpellier për të diskutuar përpjekjet e BE-së për ndihmën në Ukrainë.

Schulze njoftoi se ministria e saj do të ofronte një ndihmë prej 38 milionë eurosh (41 milionë dollarë) për të mbështetur popullin ukrainas, përveç 37 milionë eurove të ofruara nga Ministria e Jashtme gjermane dhe 500 milionë eurove tashmë të premtuara nga Komisioni Europian.

“Putini ka sjellë vuajtje të mëdha për popullin e Ukrainës dhe ne duam të shprehim solidaritetin tonë dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën”, tha Schulze.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like