GJERMANI – Ligjvënësit miratojnë paketën e madhe të rritjes për bizneset

by admin
Spread the love

BERLIN, 22 mars /ATSH-DPA/- Ligjvënësit në Dhomën e Lartë të parlamentit miratuan dje në mbrëmje paketën me vlere miliarda eurosh për të nxitur bizneset në Gjermani, duke premtuar lehtësim taksash dhe më pak burokraci.

Të mërkurën në mbrëmje, Komiteti i ndërmjetësimit të Dhomës së Lartë dhe të Ulët të Gjermanisë, Bundesrat dhe Bundestagu arritën një shumicë votash në favor të Paketës së Rritjes.

Sekretarja parlamentare e shtetit për Financat, Katja Hessel tha dje se kompromisi ishte sinjali urgjent që i duhet ekonomisë tani.

Gjermania, ekonomia më e madhe në Bashkimin Evropian, parashikohet të rritet me 0,2% këtë vit, sipas një parashikimi të fundit të ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like