GJERMANI – Lambrecht: Eksportet automjeteve luftarake “Marder” në Kiev nuk do të ndikojnë në rezervat e armëve

by admin
Spread the love

MARIENBERG, 12 janar /ATSH-DPA/- Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht tha se dërgimi i 40 automjeteve luftarake të këmbësorisë “Marder” në Ukrainë dhe një paketë e planifikuar trajnimi janë në rrugën e duhur.

Deklarata e saj erdhi pas shqetësimeve të shprehura se sigurimi i pajisjeve ushtarake për Ukrainën, e cila po lufton pushtimin e Rusisë, mund të çojë në mungesë të rezervave gjermane.

“Gjermania do te vazhdoje me angazhimin e saj”, tha sot Lambrecht në një kazermë në Marienberg, në Saksoni, ndërsa vizitonte trupat e reagimit të shpejtë të NATO-s, të pajisura me automjetet luftarake të këmbësorisë “Marder”.

“Ky ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për NATO-n, për aleatët tanë. Ne i qëndrojmë angazhimeve tona, edhe në kushte të veçanta”, tha Lambrecht.

Ndërkohë, ka një presion në rritje ndaj Gjermanisë për të ofruar më shumë armë të rënda për Kievin, pas disa muajsh kritikash për hezitimin e marrjes së një vendimi nga Berlini.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like