GJERMANI – Ish-oficeri rezervë shpallet fajtor për spiunazh rus

by admin
Spread the love

DYSELDORF, 18 nëntor /ATSH-DPA/- Një ish-oficer rezervë i forcave të armatosura gjermane u shpall sot fajtor për spiunazh për Rusinë, njoftoi Gjykata e Lartë Rajonale e Dyseldorfit.

Gjykata e dënoi 66-vjeçarin me një vit e nëntë muaj burg me kusht.

Ish- oficeri nga Erkrath, pranë qytetit perëndimor gjerman të Dyseldorfit, u ka ofruar shërbimeve të inteligjencës ruse informacione mbi sistemin rezervist të ushtrisë gjermane, efektet e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe sektorit kibernetik.

Ai ishte nxitur nga një qëndrim jashtëzakonisht miqësor ndaj Rusisë dhe nga dëshira për t’u bërë popullor dhe i rëndësishëm në mesin e personelit ushtarak rus”, tha kryetari i trupit gjykues.

Duke vepruar kështu, gjyqtari tha se kishte pranuar se do të dëmtonte interesat e Republikës Federale dhe të SHBA-së.

Avokati mbrojtës i ish-oficerit kishte kërkuar shpalljen e pafajësisë.

Ai argumentoi në emër të të pandehurit se asnjë nga informacionet e transmetuara nuk kishte qenë sekret, pasi të gjitha ato ishin të aksesueshme për publikun.

Rusi pranoi se i kishte dërguar dokumente një atasheu ushtarak rus.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like