GJERMANI – Hamburgu refuzon planet për një terminal gazi

by admin
Spread the love

HAMBURG, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Qyteti i Hamburgut ka hedhur poshtë planet që qyteti verior i portit të strehojë një nga katër terminalet e mëdhenj të gazit natyror të lëngshëm (LNG), që Gjermania planifikon të ndërtojë si pjesë e përpjekjeve të saj për t’i dhënë fund varësisë së saj nga gazi rus.

Në veçanti, projekti u pengua nga nevoja për të zgjeruar rrugët ujore si dhe nga rreziku i mbylljeve të rregullta të kanaleve detare që do të kishte sjellë terminali.

Sipas transmetuesit NDR, sasi të mëdha dherash pritet të gërmohen në vendin e planifikuar të platformës lundruese LNG pranë një termocentrali të papërdorur me qymyr në skajin jugor të qytetit.

Qeveria federale kishte refuzuar të ndihmonte në financimin e tij./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakTakim rajonal i Akademive të Shkencave për intensifikimin e bashkëpunimit
Artikulli tjetërDollari vijon të forcojë pozitat në raport me lekun

You may also like