GJERMANI – Bundesbank: Recesioni mund të zgjasë deri në vitin 2023

by admin
Spread the love

BERLIN, 19 shtator /ATSH-DPA/ – Sipas bankës qendrore, ekonomia gjermane po shkon drejt një rënieje të zgjatur ekonomike që do të zgjasë vitin e ardhshëm.

‘Frankfurt Bundesbank” tha në raportin e saj mujor të hënën se “zhvillimet ekonomike në Gjermani do të ndikohen në tremujorin e tretë dhe më tej nga zhvillimet e pafavorshme në tregun e gazit”.

Prandaj, ekonomistët besojnë se gjasat për një rënie të PBB-së në afrimin e tremujorit të katërt të 2022 dhe tremujorit të parë të 2023 janë rritur shumë.

Ekonomistët e Bundesbank thanë se ”presin që recesioni të fillojë në tremujorin aktual dhe prodhimi ekonomik ka të ngjarë të bjerë ndjeshëm në tre muajt e fundit të vitit”.

Në pranverë, ekonomia më e madhe evropiane shënoi rritje prej 0.1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Institutet kryesore të kërkimit ekonomik në Gjermani, si ifo dhe IfW, gjithashtu thanë se prisnin një recesion në Gjermani.

Inflacioni do të vazhdojë të jetë një shqetësim i madh, me ekonomistët e saj që presin “rekorde të reja për normën e inflacionit në vjeshtë … deri në rreth 10%. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like