GJERMANI – Aeroporti i Hamburgut mbyllet pasi një person i armatosur gjuan me armë

by admin
Spread the love



HAMBURG, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Aeroporti i Hamburgut është mbyllur pasi një person i armatosur hyri me forcë në ambientet e tij dhe qëlloi dy herë në ajër, tha një zëdhënës i policisë federale dje në mbrëmje.

“Një person i armatosur shpërtheu një portë me automjetin e tij rreth orës 20:00 dhe hipi në platformën e aeroportit”, tha Thomas Gerbert.
Personi i armatosur ka qëlluar dy herë në ajër. Ai dyshohet se kishte dy fëmijë në automjetin e tij.

Zëdhënësi tha se bashkëshortja e këtij personi kishte kontaktuar më parë policinë e shtetit për një rrëmbim të mundshëm të fëmijëve.
“Një prani e madhe policore nga policia shtetërore dhe federale ishin në vend”, tha Gerbert.

Në tetor autoritetet mbyllën të njëjtin aeroport për shkak të një kërcënimi për sulm në një fluturim nga Teherani për në Hamburg. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakIsa Beha, bletërritësi nga Zharrëza që e ushtron profesionin prej 35 vitesh


You may also like