Gjeneza e Vuçiç është paramilitare, Kosova të kërkojë 3 gjëra në bisedime – Shqip

by admin
Spread the love

Politikani dhe ish-luftëtari i UÇK në Kosovë, Fatmir Limaj akuzon Presidentin serb Vuçiç se po glorifikon grupin e sulmuesve serbë që vranë punonjësin e policisë në Kosovë.

Në një lidhje me Skype për emisionin Opinion në Tv Klan, Limaj tha se gjeneza e Presidentit Vuçiç është paramilitare.

Sipas Limajt, Kosova duhet të ulet në bisedime me Serbinë dhe të vazhdojë me maturi politike dialogun. Por ai thekson se Prishtina zyrtare duhet të kërkojë 3 gjëra.

“Vuçiçi, njeriu i cili shpall ditë zie, sonte Beogradi rreth kishës kryesore të tyre ka një lloj kortezhi të respektimit të asaj që ka ndodhur. Ai po glorifikon kriminelët, terroristët të cilët kanë bërë agresion mbi një shtet ta pavarur, kanë vrarë pa shkas.

Në bisedime bëjnë agresion teksa janë duke biseduar. Për të kuptuar mentalitetin e këtij njeriu, palët në bisedim, gjatë bisedimeve keni planifikuar, organizuar, stërvitur dhe futur në veprime luftarake.

Gjeneza e Vuçiçit është gjenezë paramilitare, gjeneza e politikës është paramilitare. Si paramilitar kanë shkuar në Sarajevë, në Kroaci. Sot vazhdon me veprime të njejta. Vuçiçi në fund duhet të jetë viktimë e paramilitarëve të vetë, se kështu përfundojnë, jam i binudr.

Duhet të vazhdojnë negociatat. Nuk është çështje e dëshirës personale. Më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për maturi politike. Kosova është në gjendje kritike është situatë shumë komplekse.

Prandaj më shumë se kurrë Kosova duhet të kthehet shumë seriozisht e pjekur në dialog për ta faktuar lidhjen e Beogradit me njësinë ushtarake. Kosova duhet të kërkojë 3 gjëra; të konstatohet që ka qenë akt terrorist nga Serbia, të kërkohet dorëzimi i terroristëve, Serbia të bëjë dorëzimin e terroristëve që janë nën ruajte të atyre që i kanë dërguar në Kosovë”.

Fatmir Limaj vlerëson Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar dhe institucionet e tjera të sigurisë. Sipas tij, këto institucione i kanë dhënë diplomacisë së Kosovës një shans në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

“Ashtu siç kanë vepruar në mënyrë operacionale trupat tona, ja kanë dhënë një mundësi diplomacisë së Kosovës, dhe Kosova politike duhet të mbledhë faktet dhe të kthehet në dialog fuqishëm. Nuk ka rëndësi kë ke përballë dhe të kërkojmë përgjegjësi nga Vuçiçi dhe duke vazhduar me përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë. Përndryshe situata në Kosovë nuk ka përfunduar me të dielën. Tani për tani jemi në mbështetje të fortë të organeve tona të drejtësisë. Shikoni Policinë e Kosovës dhe Shërbimin Informativ të Kosovës, çka domethënë kur nuk përzihet politka, ai është shteti. Kosova ka polici shtetërore, ka shërbim informativ shtetëror të pandikuar, pa ndërhyrje. Ky është fati jonë, se Serbia ka një shërbim të kriminalizuar. Ky është moment koordinimi me partnerët tanë”.

Sa i përket përgatitjes së Policisë së Kosovës, Fatmir Limaj u shpreh Presidenti serb Vuçiç e kishte nënvlerësuar përgatitjen e tyre dhe as nuk është në dijeni të pajisjeve që disponojnë forcat e sigurisë së Kosovës.

“Ky është xhirim i dronit. Vuçiçi edhe në veprime policinë e ka nënçmuar. Ai nuk e di që kemi mjete më të sofistikuara dhe nuk ka besuar që Policia e Kosovës dhe shërbimet tona kanë gjëra të tjera. Institucionet tona të sigurisë janë duke përgatitur rastin. E mira është që nuk ka më shumë viktima. Nuk është mirë për Kosovën të ketë më shumë viktima sot”.

/tvklan.al

You may also like