GJENEVË – Tedros: I shqetësuar për marrëveshjen për pandeminë

by admin
Spread the love

GJENEVË, 22 janar /ATSH-DPA/ – Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus është i shqetësuar se një marrëveshje e planifikuar për pandeminë mund të mos ndodhë.

E krijuar për të mbrojtur botën nga kaosi në fillim të pandemisë së koronavirusit, marrëveshja do të miratohet në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë në fund të majit.

“Duhet të them se jam shumë i shqetësuar që shtetet anëtare mund të mos e përmbushin atë angazhim. Koha është shumë e shkurtër dhe ka disa çështje të pazgjidhura që mbeten për t’u zgjidhur”, tha sot Tedros në Gjenevë në një takim të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së.

“Do të duhet guxim dhe do të duhet kompromis. Nuk do të arrihet një konsensus nëse të gjithë qëndrojnë të ngulitur në pozicionet e tyre. Të gjithë do të duhet të japin diçka, ose askush nuk do të marrë asgjë”, shtoi ai.

Marrëveshja e planifikuar është një rishikim i Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit, që rregullon trajtimin e sëmundjeve të reja.

Vendet e pasura kanë kritikuar faktin se atyre do t’u kërkohet të zbulojnë detaje rreth financimit të kërkimit dhe se kompanive farmaceutike do t’u kërkohet të ofrojnë transparencë çmimesh.

Edhe nëse traktati miratohet, ai do të hyjë në fuqi vetëm nëse një numër i madh vendesh e ratifikojnë dhe do të jetë i vlefshëm vetëm në ato vende.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like