GJENEVË – OKB: Të shqetësuar nga bombardimet izraelite në Gazën qendrore

by admin
Spread the love

GJENEVË, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Zëdhënësi i zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seif Magango, tha se agjencia ishte shumë e shqetësuar nga bombardimet e vazhdueshme izraelite në Rripin qendror të Gazës.

“Që nga 24 dhjetori, kanë vdekur 137 persona vetëm në dy kampe refugjatësh”, tha zyra duke cituar informacione nga organizata e ndihmës “Mjekët pa Kufij”.

“Është kryesisht shqetësuese që bombardimet e fundit intensive vijnë pasi forcat izraelite urdhëruan banorët nga jugu i Gazës të lëviznin në Gazën e Mesme dhe Tal al-Sultan në Rafah”, tha Magango.

“Forcat Ajrore izraelite thuhet se kanë kryer më shumë se 50 sulme në Gaza në 24-25 dhjetor, duke përfshirë tre kampe refugjatësh, al-Bureij, al-Nuseirat dhe al-Maghazi”, shtoi ai.

Të gjitha rrugët ndërmjet kampeve janë shkatërruar, duke e përkeqësuar situatën tashmë katastrofike kur bëhet fjalë për shpërndarjen e furnizimeve.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut kujtoi se për të respektuar të drejtën ndërkombëtare humanitare, forcat izraelite duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shmangur dëmtimin e civilëve.

Paralajmërimet dhe urdhrat e evakuimit nuk i shfajësojnë ata nga të gjitha detyrimet e tyre të së drejtës humanitare ndërkombëtare.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like