GJENEVË – OKB: Sasia e ndihmës në Gaza e përgjysmuar në shkurt

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 27 shkurt /ATSH-DPA/- Sasia e ndihmave të dërguara për popullsinë në Rripin e Gazës u përgjysmua në shkurt në krahasim me muajin e kaluar, tha OKB-ja.

“Ndihma duhej të ishte rritur dhe jo të ulej për të adresuar nevojat e mëdha të 2 milionë palestinezëve në kushte të dëshpëruara jetese. Kjo për shkak të pengesave si, mungesa e vullnetit politik, mbyllja e rregullt e pikave të kalimit dhe mungesa e sigurisë si rezultat i operacioneve ushtarake apo shembja e rendit civil”, tha kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRWA), tha Philippe Lazzarini në platformën X, dikur Twitter.

“Mesatarisht, vetëm 98 kamionë me ndihma kanë arritur në brezin e mbyllur bregdetar çdo ditë këtë muaj”, shtoi ai.

Izraeli, i cili ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër Hamasit islamik që nga 7 tetori, kontrollon pikat kufitare në Rripin e Gazës së bashku me Egjiptin.

Lazzarini argumentoi se një armëpushim dhe heqja e rrethimit në Rripin e Gazës ishin të nevojshme për të lejuar dërgesat e ndihmave dhe lëvizjen komerciale të mallrave.

Lufta në Gaza u shkaktua nga sulmet e paprecedentë nga militantët e Hamasit dhe grupeve të lidhura me të, të cilat shkaktuan vdekjen e 1200 njerëz në jug të Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Izraeli u përgjigj me sulme ajrore dhe një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës. Sipas shifrave të OKB-së, 75% e popullsisë së zonës bregdetare, ose pothuajse 1,7 milionë banorë janë zhvendosur brenda vendit si rezultat.

Kujdesi mjekësor ka dështuar në masë të madhe dhe shumë njerëz po jetojnë në tenda ose në rrugë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like