GJENEVË – OKB: Rusia të lirojë të burgosurit e mbajtur për ushtrimin e të drejtave të tyre

by admin
Spread the love



GJENEVË, 16 shkurt /ATSH-DPA/-  Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk i ka kërkuar Moskës të lirojë të gjithë të burgosurit e mbajtur në lidhje me ushtrimin legjitim të të drejtave të tyre, pas vdekjes në burg të Alexei Navalny.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve ruse që t’i japin fund persekutimit të politikanëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve, ndër të tjera”, tha sot komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Türk në Gjenevë.

Ai tha se ishte i tmerruar nga lajmi se Navalny kishte vdekur në burg.

“Shteti ka një detyrë të shtuar për të mbrojtur të burgosurit”, tha ai, duke bërë thirrje për një hetim të paanshëm, të plotë dhe transparent nga një organ i pavarur.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak16 Shkurti, Dita e Inxhinierit të Pyjeve


You may also like