GJENEVË – OKB: BE të parandalojë tragjeditë e migrantëve në det

by admin
Spread the love

GJENEVË, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrin masa për të parandaluar vdekjen e më shumë migrantëve në tragjeditë me anije në Mesdhe, pasi qindra prej tyre supozohet se janë mbytur pranë Greqisë këtë javë, thanë Kombet e Bashkuara.

“Është e qartë se qasja aktuale ndaj Mesdheut është e pafuqishme”, tha Federico Soda, drejtor i Departamentit të Emergjencave në Organizatën Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin.

“Shtetet duhet të bashkohen dhe të adresojnë boshllëqet në kërkimin dhe shpëtimin proaktiv, zbarkimin e shpejtë dhe rrugët e rregullta të sigurta”, shtoi ai.

“BE-ja duhet të vendosë sigurinë dhe solidaritetin në qendër të veprimit të saj në Mesdhe”, tha Gillian Triggs, një ndihmës komisionere e lartë në Agjencinë e OKB-së për Refugjatët.

Triggs bëri thirrje për një koordinim, solidaritet dhe ndarje më të madhe të përgjegjësive midis vendeve të BE-së.

Një varkë peshkimi, e cila mendohet se kishte nga 500 deri në 700 migrantë, u rrëzua në ujërat ndërkombëtare pranë Greqisë në orët e para të së mërkurës.

Mbi 100 persona janë gjetur të gjallë dhe përpjekjet e kërkimit pritej të ndërpriteshin zyrtarisht sot. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like