GJENEVË: OKB: 2023 viti më vdekjeprurës për migrantët

by admin
Spread the love

GJENEVË, 6 mars /ATSH-DPA/- Vitin e kaluar, pati një rritje të numrit të personave që vdiqën në rrugët e migracionit në mbarë botën që kur të dhënat nisën të regjistroheshin në vitin 2014, tha sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së (IOM).

Projekti i migrantëve të zhdukur i IOM-it regjistroi gjithsej 8 565 vdekje në vitin 2023, 20% më shumë se një vit më parë.

Në total, projekti ka dokumentuar vdekjen e më shumë se 63,700 personave, pothuajse gjysma e tyre në Mesdhe.

Sipas këtij informacioni, rruga më e rrezikshme e migrimit në vitin 2023 ka mbetur Mesdheu, me të paktën 3129 të vdekur. Më shumë vdekje ka patur midis 2014 dhe 2017.

Ndërkohë, IOM ka regjistruar 254 vdekje në Mesdhe këtë vit.

IOM theksoi se shifrat aktuale vlerësohen të jenë dukshëm më të larta pasi regjistron vetëm raste të verifikuara.

Nëse, për shembull, një varkë që kontrabandon njerëz largohet nga bregu gjatë natës dhe nuk shfaqet askund, vdekjet mbeten të pazbuluara.

Është gjithashtu e vështirë të dokumentohen vdekjet në korridorin e rrezikshëm të xhunglës midis Kolumbisë dhe Panamasë, nëpër të cilin kalojnë shumë migrantë nga Amerika e Jugut.

Në përgjithësi, rreth gjysma e vdekjeve mund t’i atribuohen mbytjes, 9% aksidenteve me makinë dhe 7% dhunës.

“Çdo rast i vetëm është një tragjedi që rëndon familjet për dekada me rradhë”, tha zëvendësdrejtoresha e përgjithshme i IOM-it, Ugochi Daniels.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like