GJENEVË – OBSH kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë në SHBA për heqjen e abortit

by admin
Spread the love

GJENEVË, 29 qershor /ATSH-DPA/- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi sot se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, që parashikon heqjen e së drejtës federale për abort, do të shkaktojë probleme shëndetësore dhe madje edhe vdekje.

“Të gjitha gratë duhet të kenë të drejtën për të zgjedhur kur bëhet fjalë për trupin dhe shëndetin e tyre. Ndaloni vendimin plotësisht”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë.

“Aborti i sigurt është kujdes shëndetësor”, tha ai duke theksuar se kufizimi i tij i shtyn gratë dhe vajzat drejt aborteve të pasigurta, duke rezultuar në komplikime, madje edhe vdekje.

Gjykata e Lartë e SHBA-së anuloi të premten një vendim 50-vjeçar që garantonte të drejtën federale për të ndërprerë shtatzëninë. Vendimi i gjykates hapi kështu rrugën për ligje më të rrepta të abortit deri në ndalime të plota.

Ligjet e ndalimit hynë menjëherë në fuqi në disa shtete. Në shumë shtete, mjekët që kryejnë aborte do të përballen me dënime të gjata me burg. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak“Photo of the day”, Rama me Presidentin Biden në samitin e NATO-s

You may also like