GJENEVË – OBSH: Dhjetëra mijëra civilë në Gaza kërkojnë siguri në spitale

by admin
Spread the love

GAZA, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Dhjetëra mijëra civilë në Rripin e Gazës po kërkojnë strehim nga lufta në spitale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Spitali Shifa në qytetin e Gazës është i mbushur me 50 000 persona, dhe Spitali Al-Amal në Rripin jugor të Gazës me 14 000”, tha organizata shëndetësore në X, platforma e njohur më parë si Twitter.

Shifrat fillimisht nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

“Delegacioni ishte në gjendje të dërgonte ndihma në spitale së bashku me përfaqësues të Fondit të OKB-së për Fëmijët UNICEF dhe një organizatë tjetër”, sipas deklaratës.

Rrugës për në spitale, ekipi i OBSH-së vëzhgoi dhjetëra mijëra persona që iknin nga sulmet e ashpra izraelite në këmbë ose me makina.

OBSH tha se 13 spitale në të gjithë Rripin e Gazës aktualisht po funksionojnë pjesërisht, dy në një nivel minimal dhe 21 aspak.

Zyrtarët e OBSH-së janë jashtëzakonisht të shqetësuar se lëvizjet e reja të refugjatëve do të tensionojnë më tej institucionet shëndetësore në Rripin jugor të Gazës.

“Kjo lëvizje masive e detyruar e njerëzve do të çojë gjithashtu në një mbipopullim, rritje të rrezikut të sëmundjeve infektive dhe do ta bëjë edhe më të vështirë dërgimin e ndihmave humanitare”, tha një anëtar i stafit të OBSH-së në terren.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like