GJENEVË – Baerbock: Izraeli të garantojë të drejtat e njeriut në ofensivën e Gazës

by admin
Spread the love

GJENEVË, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i ka kërkuar edhe një herë qeverisë izraelite të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në luftën në Gaza duke pasur parasysh situatën katastrofike të popullatës civile atje.

“Si çdo vend tjetër në botë, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Si çdo vend tjetër në botë, ai duhet ta bëjë këtë brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit të të drejtave të njeriut”, deklaroi Baerbock nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

”Gjermania po punon vazhdimisht drejt një armëpushimi humanitar. Situata humanitare në Gaza është thjesht katastrofike”, shtoi ajo.

“Nënat po ikin nga luftimet, duke tërhequr zvarrë fëmijët e tyre që qajnë në panik dhe dëshpërim. Fëmijë jetimë, që enden rrënojat e shtëpive të tyre. Zbathur, të uritur… vetëm”, theksoi Baerbock.

Ministrja i kërkoi gjithashtu Këshillit të OKB-së të zgjasë mandatin e saj për të hetuar ngjarjet në Iran pas shtypjes së dhunshme të protestave në vend./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like