Gjenerali i UÇK-së, i afërt me Ademin – i pranishëm në kuvendin zgjedhor të FFK-së

by admin
Spread the love

Mes shumë figurave të botës së sportit përfshirë këtu edhe përfaqësues nga UEFA e FIFA, në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së është parë edhe gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi.

Selimi, një njeri i afërt me kryetarin aktual Agim Ademi, përpos në shumë aktivitete sportive të organizuara nga FFK-ja është parë edhe në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së.

Në të kaluarën, gjeneral Selimi ishte pritur nga Ademi në zyrat e FFK-së. Ademi e kishte falënderuar Selimin për vizitën dhe i kishte dhuruar një fanellë të përfaqësueses së Kosovës.

Ish-gjenerali i UÇK-së, vitin e kaluar fitoi një vend në ekipin e veteranëve të Kosovës nga FFK-ja.

Para luftës së Kosovës më 1998-99, Selimi ishte angazhuar në futbollin gjysmë-profesionistë të Kosovës gjatë viteve 90′. 

You may also like