Gjendja shëndetësore e klientit tonë është alarmante – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Avokatët e Bojan Jovanovskit Boki-13 paraditen e sotme kanë reaguar në lidhje me gjendjen shëndetësore të klientit të tij.

Të njëjtit përmes një kumtese thonë se gjendja shëndetësore e të dënuarit në rastin “Reket” është alarmante.

Kjo vjen pasi Jovanovski të martën (7 mars) u dërgua në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë për ekzaminim ku, siç pohojnë avokatët e tij mbrojtës, i është sugjeruar që të kryhet një operacion për heqjen e plotë të lukthit.

“Të gjeturat nga gastroskopia e kryer janë referuar dhe miratuar nga kolegjiumi i ekspertëve të Klinikës në Shkup. Jeta e të dënuarit Bojan Jovanovski është vënë në rrezik, sepse është e sigurt se në çdo moment do të krijohet një komplikacion fatal për jetën e tij, kështu që në vend të procedurës ligjore kemi situatën e lojërave të fatit nga organet kompetente ndërsa jeta e të dënuarit Bojan Jovanovski vihet në bast”, thuhet mes tjerash në reagimin e ekipit mbrojtës të Boki 13.

You may also like