Gjendja e Casemiro: Erik ten Hag jep detaje

by admin
Spread the love

Menaxheri i i Manchester United, Erik ten Hag ka dhënë përditësime për lëndimin në kokë të mesfushorit të ekipit Casemiro.

“Nuk e di nëse është tronditje, por padyshim që është kokë më kokë”, tha ai.

“Unë në fakt nuk e di [çfarë është e gabuar], por ai duhej të largohej. Ai duhej të largohej, kështu që ne duhet të flasim me mjekun dhe ekipin mjekësor, për të parë se si po shkon. Ai nuk mund të vazhdonte lojën. Ne të gjithë e kemi parë këtë. Ne duhej ta hiqnim atë dhe, shpresojmë, ai është më mirë [të dielën]”, shtoi menaxheri.

Casemiro, pësoi një tronditje të mundshme gjatë humbjes së klubit në Premier League ndaj Fulham të shtunën, por kërkon vlerësim të mëtejshëm, shkruan 90min.com.

 

You may also like