Gjendet pas tre javësh në ujërat e Vardarit trupi i 52 vjeçarit nga Tetova – Shqip

by admin
Spread the love

Pas gati tre javësh kërkim, sot është gjetur trupi i pajetë i 52-vjeçarit Isa Rushiti nga fshati Tenovë, Komuna e Bërvenicës.

Ndaj tij është bërë kontroll që nga 6 gushti, pasi natën mes 4 dhe 5 gushtit është larguar nga shtëpia dhe prej atëherë nuk është kthyer më në Tenovë.

“Sot, më 22 gusht, në ora 15:00 në SPB Tetovë është raportuar se trupi i pajetë i IR (52) nga Tenova e Tetovës është gjetur i varur në pemë në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të vendit të quajtur Brioni dhe fushës së vjetër të futbollit. Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Tetovë dhe SPB Tetovë kanë nxjerrë trupin e pajetë në breg pasditen e sotme. Ekipi hetimor i SPB Tetovë, në koordinim me prokurorin publik, ka kryer kontroll, ndërsa do të kryhet edhe autopsi” njoftuan nga SPB Tetovë.

Në kërkim kanë marrë pjesë Qendra për Menaxhimin e Krizave, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, MPB, Komuna e Bërvenicës si dhe qytetarë.

You may also like