Gjendet pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit qytetetari serb i zhdukur para dy ditësh

by admin
Spread the love

Një qytetar serb 50-vjeçar me inicialet P.R., i zhdukur që nga e premtja, është gjetur sot pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit.

Lajmin për gjetjen e tij e konfirmoi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se trupi i pajetë i të ndjerit u gjet nga Njësia Speciale Intervenuese.

I njëjti u raportua si i zhdukur dje në orët e para të mëngjesit, nga vëllai i tij, njofton Klankosova.tv.

Në ndihmë për kërkim të tij dolën edhe tre zhytës të Klubit “Trepça” janë ftuar në mesditë nga policia e Kosovës për të kërkuar një qytetar serb P.R nga Zupçi i Zubin Potokut, i cili dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai kishte shkuar të premten rreth orës 18:00 për të blerë cigare dhe më nuk është kthyer në shtëpi. I njëjti po ashtu ka jetuar vetëm.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like