Gjendet një makinë e djegur në Saraj, po hetohet nëse ka të bëj me tentim vrasjen në East Gate

by admin
Spread the love

Të dielën është gjetur një makinë e djegur në Saraj ndërsa dyshohet se e njëjta makinë është përdorur për tu arratisur nga qendra tregtare East Gate, aty ku ditë më parë mbetën të plagosur Rade Trajçevski i njohur si Shtekli dhe Dimitar Trajçov- Kolumbo.
Nga hetimi për Telma thonë se janë duke u kryer hetimet nëse makina ka të bëjë me këtë ngjarje
Nga MPB për informacione zyrtare thonë se duhet drejtuar deri tek Prokuroria.
Sipas informacioneve të konfirmuara të emisionit KOD, pas sulmit mbi Shteklin, personi që ka shtënë me armë, ka dalë nga qendra tregtare, ka hyrë në nënkalimin tek hotel Kontinental dhe në bulevardin në afërsi të komunës së Gazi Babës është futur në një makinë të zezë audi pa targa dhe më pas i humbet gjurma. /SHENJA/

MARKETING



You may also like