Gjendet i pajetë trupi i Vanja Gjorçevskës

by admin
Spread the love

Prokuroria Publike ka njoftuar se pas aktiviteteve të ndërmarra nga ana e zyrtarëve policor të SBP Shkup, në rrethinën e Shkupit është gjetur i pajetë trupi i të miturës Vanja Gjorçevska, e cila ishte denoncuar si e zhdukur më 27.11.2023, ndërsa në rrethinën e Velesit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur trupi i P.ZH (74) nga Velesi, i cili më 24.11.2023 ishte denoncuar si i zhdukur, raporton SHENJA.
Në lidhje me të dyja rastet nga prokuroria thonë se janë të dyshuar pesë persona, tre prej të cilëve kërkohet paraburgim, një është jashtë shtetit, dhe një për momentin është në stacion policor.
Më parë, në lidhje me veprat penale është gjetur i djegur një makinë “Citroen” dhe pas ekspertizave janë siguruar materiale për përfshirjen e personave dhe pas dokumentimit të plotë kundër tyre do të ketë kallëzime penale adekuate.

MARKETING



You may also like