Gjenden tre kilogramë marihuanë gjatë bastusjes së një automjeti në pikëpagesën në Tetovë

by admin
Spread the love

 pikëpagesën në Tetovë gjatë bastisjes së një automjeti me targa të Shqipërisë janë gjetur tre kilogramë marihuanë me vlerë të përgjithshme prej 10 mijë euro.

Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë pranë Departamentit të Policisë Kriminalsitike, në koordinim me nëpunës policorë të SPB Tetovë dhe nëpunës policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, në pikëpagesën Tetovë, e kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Mercedes” ma targa nacionale të Shqipërisë i drejtuar nga A.N., në të cilin bashkëudhëtar ka qenë F.T. Për shkak të ekzistimit të dyshimit se në automjet po transportohet drogë në koordinim me ekipin mobil të Drejtorisë së Doganave është kryer bastisje në automjet, gjatë së cilës është përorur edhe qeni doganor.

Nga MPB-ja kumtojnë se në gomën rezervë në hapësirën e bagazhit të autmjetit janë gjetur tre paketime me marihuanë, me sasi prej rreth tre kilogramëve në vlerë të përgjithshme prej 10 mijë eurove. Personat janë arrestuar në stacion policor dhe nga ana e SPB Tetovë pas kompletimit të plotë të dokumentacionit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal deri te PTHP Tetovë.

“Sot  nga ana e nëpunëse policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektorit për Tregti me Drogë dhe Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike, nga liria janë privuar A.N. (64) dhe F.T. (56), të dy shtetas të Shqipërisë” qëndron në kumtesë.

MARKETING



You may also like