GJEMANI – Qeveria federale dhe landet arrijnë marrëveshjen për financimin e azilkërkuesve

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Pas disa muajsh mosmarrëveshje, qeveria federale dhe landet kanë arritur të bien dakort për financimin e azilkërkuesve.

“Qeveria federale kërkon të paguajë një shumë prej 7 500 euro (8 030 dollarë) për azilkërkues në vit”, tha kancelari Olaf Scholz sot në mëngjes në Berlin në fund të një seance të Konferencës së Kryeministrave të Landeve.

Shtetet federale të Gjermanisë kanë kërkuar prej disa kohësh një kontribut më të madh financiar për kostot e refugjatëve nga qeveria e Berlinit, duke theksuar se ato nuk kanë asnjë ndikim në numrin e migrantëve që Berlini lejon të hyjnë në vend.

Aktualisht ka një rritje të madhe të kërkesave për azil.

Sipas Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), në Gjermani këtë vit deri në shtator, janë bërë 233 744 aplikime, dukshëm më shumë se vitin e kaluar.

Për më tepër, Gjermania ka pranuar më shumë se një milion refugjatë të luftës nga Ukraina, të cilët nuk duhet të aplikojnë zyrtarisht për azil.

Në maj, qeveria federale u premtoi shteteve federale një miliard euro si një kontribut shtesë për vitin aktual. Kjo mase synon t’i mbështesë ata në lehtësimin e barrës mbi autoritetet e tyre lokale dhe financimin e dixhitalizimit të autoriteteve të migracionit./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like