Gjashtë skuadra në Champions nga Seria A për sezonin e ri? Ja si mund të ndodhë

by admin
Spread the love

2024/25 mund të jetë një sezon rekord për skuadrat italiane në Champions League. është ende e mundur që Seria A të përfaqësohet nga gjashtë skuadra në edicionin e ardhshëm të turneut, i pari me 36 pjesëmarrës.

Realizimi i këtij skenari është i komplikuar. Së pari, do të jetë e nevojshme të ruhet një nga dy pozitat e para në renditjen e UEFA-s sipas kombeve (Italia aktualisht është e para, para Gjermanisë dhe Anglisë) për të siguruar skuadra e pestë, pas së cilës një klub që përfundon në vendin e gjashtë ose më të ulët në ligë do të duhet të fitojë Ligën e Evropës. Pretendentët, në këtë kuptim, janë Roma dhe Atalanta.

Edhe me formatin e ri, në fakt, suksesi final në Europa League garanton një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Në rast se skuadra fituese nuk ka arritur kualifikimin me anë të vendosjes në kampionat, atëherë me të drejtë do të kalojë në kompeticionin më të lartë. Për momentin, Atalanta e vendit të gjashtë është jashtë garës dhe do të përballet me Liverpulin në çerekfinale.

Në çdo rast, do të kërkojë një sukses të madh, duke qenë se një skuadër italiane nuk e ka fituar turneun që nga sezoni 1998/99, kur Parma triumfoi në Kupën e atëhershme UEFA, duke mposhtur Marsejën në finale. Pa marrë parasysh se, përveç Liverpulit, ende në garë është edhe Leverkuseni i pamposhtur.

Megjithatë, sa i përket renditjes, rruga tani duket se po shkon drejt: Italia ka ende katër skuadra që konkurrojnë në Evropë dhe pas shortit Milan-Roma, është e sigurt se do të dërgojë të paktën një prej tyre në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Për më tepër, mund të llogaritet shumë edhe ecuria e Fiorentinës në Konferencë Ligë, e cila është shortuar me Viktoria Pëlzen dhe në gjysmëfinale mund do të përballet me një mes Bryzh dhe PAOK, në rast se kalon cekët.

PANORAMASPORT.AL

You may also like