Gjak dhe ambient i boshatisur! Pasojat e sulmit tragjik me armë zjarri në Beograd

by admin
Spread the love

Serbia u trondit sërish nga një tjetër masakër, ku në fshatin Dubona një 21-vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë.

Pas sulmit tragjik në një nga vendet ku autori qëlloi me armë zjarri në ambientet e jashtme të një ndërtese dalloheshin njollat e shumta të gjakut.

Banorët të tronditur nga ajo që i ka ndodhur vëzhgojnë me frikë skenën e krimit ku 21-vjeçari i biri i një oficeri të ushtrisë serbe i identifikuar si Uros B. qëlloi me automatik tek një automjet në lëvizje pranë fshatit.

Mes tetë viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij.  Dyshohet gjithashtu se mes të vdekurve janë edhe një nga vëllezërit e tij, kunata dhe një djalë 12-13 vjeç, nipi i tij.

Kjo ngjarje e rëndë vjen një ditë pasi Serbia u trondit nga masakra, ku një djalë 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur dhe rojën e sigurisë së shkollës.

Deri këtë javë, të shtënat masive ishin të rralla në Serbi, pavarësisht shkallës së lartë të zotërimit të armëve në vend. Serbia ka nivelin më të lartë të posedimit të armëve civile në Evropë, dhe të pestën më të lartë në botë, një trashëgimi e viteve të konfliktit në 1990-ën.


Top Channel

You may also like