Giroud takon tifozët e Milanit dhe përgjigjet në pyetjet rreth fitimit të titullit në Serie A

by admin
Spread the love

Olivier Giroud nënshkroi autografe dhe bëri selfie me tifozët e Milanit jashtë selisë së klubit.

Sulmuesi u pa nga disa tifozë jashtë selisë së Milanit ditën e djeshme dhe iu desh pak kohë për të nënshkruar autografe dhe për të bërë selfie me ta.

Në një video të publikuar nga Sky Sport Italia, një nga tifozët dëgjohet duke i thënë Giroud: “A do ta fitojmë Scudetton këtë sezon?”.

Sulmuesi me përvojë u përgjigjë menjëherë: “Po, sigurisht”, tha ai përpara se të hynte në veturën e tij, duke buzëqeshur.

Reprezentuesi francez ka shënuar 11 gola në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë tre ato vendimtare kundër Interit (dy) dhe Napolit (një).

You may also like