Giroud: Jemi të frustuar, nuk ishim të saktë! Penalltia? S’e fajësoj arbitrin

by admin
Spread the love

Olivier Giroud nuk mundi të shënonte sonte për Milanin, që barazoi kundër Bologna. Portieri Skorupski e ndali sulmuesin francez, i cili pas ndeshjes foli për “Milan TV” dhe analizoi atë që ndodhi në fushë.

“33 gjuajtje, asnjë gol? Mendoj se ekipi u paraqit mirë, por nuk ishim të saktë. Bëmë maksimumin, por mungonte qartësia në metrat e fundit, madje edhe pak cilësia.

E dominuam ndeshjen. Disa ndeshje janë si sonte, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, u shpreh numri 9 i Milanit, që u afrua në merkaton e verës.

“Penalltia e pretenduar? Nuk e pashë kundërshtarin, ishte pas meje. Nuk e di a ishte penallti, por ndonjëherë ke fat, kurse sonte nuk kishim as fat as saktësi.

Edhe kontakti me Ibrahimovic dukej penallti, por nuk dua të fajësoj arbitrin. Jemi të frustuar sonte. Ne shikojmë nga e ardhmja, vazhdojmë të punojmë”, tha sulmuesi francez i Milanit. / oversport.tv

You may also like