Girona ëndërron të bëjë Lesterin, shifrat e saj janë marramendëse

by admin
Spread the love

Historike! Është padyshim fjala e duhur që përcakton më së miri atë që Girona – ose më mirë familje – po arrin në La Liga, e udhëhequr nga një Miçel, i cili di të bashkojë e konvertojë në mënyrë të përsosur pjesët e tij dhe të “skarcuarit” e skuadrave e tjera në yje të La Liga-s.

Epo, Girona, të paktën duhet të ëndërrojë. Sepse të shifrat e saj nuk gënjejnë. Skuadra katalanase është ajo që shënon më shumë në kampionatin spanjoll dhe skuadra me më shumë fitore në Europë në pesë ligat kryesore. Gjendja aktuale e Gironës, që kryeson tabelën e La Liga-s, sjell në kujtesën e çdo tifozi futbolli, Lesterin e Ranierit që diti të mbante pulsin gjatë tridhjetë e tetë javëve kundër rivalëve si Mançester Siti, Arsenali e plotë të tjerë. Dhe në fund, arriti të ngrinte titullin e Premier League në sezonin 2015-2016, duke shënuar një moment historik.

Nëse marrim Lesterin e Vardit dhe Gironën e Dovbik-ut dhe krahasojmë shifrat e tyre në këtë pikë të sezonit (java 16), ia vlen që skuadra katalanase të merret shumë seriozisht. Sepse kjo Gironë nuk njeh kufi. Lesteri kampion në sezonin 2015-2016, pas 16 javësh kryesonte Premier Ligën me 35 pikë (10 fitore, 5 barazime dhe një humbje), duke lënë pas Arsenalin (33), Sitin (32) dhe Junajtidin (29).

Të dhënat e Gironës janë dukshëm më të larta. Skuadra e Miçel është lider me 41 pikë (13 fitore, dy barazime dhe humbja e vetme ndaj Realit të Madridit), duke mbajtur pas vetes Realin e Ançelotit (39), Barcelonën shtatë pikë larg. Një nga diferencat që e bëjnë Gironën të ketë shifra më të mira se Lesteri janë shtatë fitoret dhe një barazim që skuadra e Miçel ka arritur jashtë fushës së saj.

Skuadra londineze, nga ana e saj, pati në këtë pikë të sezonit pesë fitore dhe katër barazime larg stadiumit “King Power”. Për këtë arsye, për qëndrimin, për lojën që nuk pasqyrohet në statistika dhe, më e rëndësishmja, për të qenë një familje brenda dhe jashtë fushës, Girona po jep mjaft indikacione për të ëndërruar ngritjen e trofeut në La Liga, diçka historike siç ishte dhe Premier League që Lester Siti fitoi në vitin 2016.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like