Gir: Pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve, gazetarët e kryejnë punën e tyre me zell dhe profesionalizëm

by admin
Spread the love




Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, festojmë gazetarinë dhe rolin e saj etik në ruajtjen e lirisë së shprehjes për promovimin e shoqërive të hapura dhe përgjegjësisë publike. Ekzistenca e mediave të lira dhe pluraliste është jetike për demokracinë dhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të të gjitha shoqërive, tha ambasadori evropian Dejvid Gir në aksionin e dhurimit të gjakut me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, organizuar nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve mediatik, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Shoqaza e Gazetarëve të Maqedonisë.

“Këtë vit shënohet 75 vjetori i Deklaratës universale të të Drejtave të Njeriut, e cila hodhi themelet për një botë më të lirë, më të drejtë dhe më të mirë, dhe këtu liria e shprehjes është thelbësore dhe kontribuon në përmbushjen e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut. Puna gazetareske është shpesh e vështirë, gazetarët shpesh u nënshtrohen presioneve, kërcënimeve dhe shpeshherë gjuhës së urrejtjes sidomos në hapësirën onlajn. Ata përballen me mungesë të çiltërsisë kur mbledhin informacione. Të drejtat e tyre të punës shpeshherë nuk respektohen dhe në botën e sotme ata përballen me sfida të mëdha shtesë si rezultat i përhapjes së dezinformatave të përditshme në sferën publike”, theksoi Gir.

Duke e bërë këtë, tha Gir, ata ofrojnë një shërbim thelbësor për publikun, i cili nga ana e tij krijon opinionin e tij bazuar në informacionin më të mirë të disponueshëm, monitoron gjithmonë me vigjilencë qeverinë dhe punën e institucioneve dhe gazetarët janë ata që zbulojnë parregullsitë të çdo lloji.

“Bashkimi Evropian është një mbrojtës afatgjatë dhe mbështetës i fortë i lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. Brenda BE-së, Komisioni Evropian kohet e fundit ka inicuar një diskutim se si të forcohet mbrojtja përmes një Akti rë ri për Lirinë e mediave. Në kuadër të BE-së mbështetja jonë përfshin përdorimin e dialogut politk dhe asistencës së ekspertëve për të përforcuar legjislacionin dhe institucionet që lidhen me punën e mediave.

Ai përkujtoi se BE-ja gjithashtu ofron ndihmë financiare për organizatat mediatike dhe sektorin civil, rritjen e kapaciteteve gazetareske, mbrojtjen e tyre, çmimet për veprat më të mira gazetareske, përmirësimin e statusit socio-ekonomik, si dhe luftën kundër dezinformatave. 


You may also like