Giovinco rikthehet në Serie A, Sampdoria gjen zëvendësuesin e Gabbiadinit

by admin
Spread the love

Merkatoja e futbollit nuk ndalet kurrë: Sampdoria ka vendosur që të federojë Sebastian Giovincon, që kishte mbetur lojtar i lirë pas aventurës me Al-Hilal dhe po stërvitej me Toronton.

Ish-sulmuesi i Juventusit është nisur nga Kanadaja për në Gjenovë, ku do të kryejë formalitetet e fundit, para se të firmosë një kontratë 6-mujore me Sampdorian dhe të vihet nën urdhrat e Giampaolos sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërkohë agjenti i tij Andrea Cattoli ka mbyllur marrëveshjen me klubin dhe tashmë pritet vetëm ardhja e lojtarit.

Sampdoria vendosi që të ndërhyjë në merkato, pas dëmtimit në gju të Manolo Gabbiadinit, që duket se do të qëndrojë larg fushës për një kohë të gjatë. Nesër sulmuesi do të bëjë një rezonancë magnetike për të kuptuar shkallën e dëmtimit. / Oversport.tv

You may also like