Giorgia Meloni, vizitë në Kiev: Euroskeptikja që mbështet Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pavarësisht se aleatët e saj në koalicionin zgjedhor, lideri i partisë Liga, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë raporte të mira me Moskën, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka shprehur qartë me kohë mbështetjen e saj për Ukrainën, e me lëvizjen e fundit e përforcoi  edhe më shumë këtë qëndrim.

Meloni, e cila i mori frerët e qeverisë italiane në muajin tetor mbërriti në Kiev për një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Euroskeptikja e kishte shprehur vazhdimisht dëshirën për të vizituar vendin e përballur prej thuajse një viti tashmë me agresionin brutal rus. Që pas marrjes së detyrës, ajo deklaroi se Ukraina mund të llogaristë mbështetjen e plotë të qeverisë së re italiane.

Ish-kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus.

Roma, po ashtu, ka dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që t’i luftojë forcat e kreut të shtetit rus rus, Vladimir Putin. Meloni, cila drejton partinë e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, e ka mbështetur qëndrimin e Draghit sa i përket Ukrainës dhe është distancuar për këtë cështje nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Vizita e sotme e saj bart në vetvete një domethënie të madhe simbolike, aq më tepër që vjen pak pas ndalesës surprizë të presidentit amerikan në kryeqytetin ukrainas, sepse konsiderohet një mesazh që i dërgohet partnerëve europianë dhe amerikanë se Meloni është në krahun e tyre për Ukrainën.


Top Channel

You may also like