Gëzim dhe trishtim për Haland, mori vesh lajmin e hidhur në ditën që shënoi dopietën

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland, luajti në fitoren 3-1 të klubit ndaj Kopenhagës të martën mbrëma, pavarësisht nga pikëllimi për humbjen e gjyshes së tij në fundjavë.

Norvegjezi luajti plot 90 minuta në Danimarkë, pavarësisht se mori lajmin tragjik familjar se Tone Rasdal, nëna e babait të tij Alfi, ndërroi jetë të shtunën në moshën 80-vjeçare. Sipas gazetës norvegjeze “Nettavisen”, Rasdal ndërroi jetë në azil në Sivdahaimen në Bryne, që ndodhet në bregun jugor të Norvegjisë, me funeralin e saj që do të bëhet javën e ardhshme.

Vdekja e saj ndodhi në të njëjtën ditë kur Haland kishte luajtur për Sitin kundër Evertonit, madje duke shënuar një dopietë. Nuk dihet nëse ai ishte informuar për lajmin në momentin e ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

You may also like