Gërxhaliu: Kosova përballë stagflacionit | Ekonomia Online

by admin
Spread the love

Shkruan: Safet Gërxhaliu

STAGFLACIONI karakterizon ekonomit Evropiane

Kriza ekonomike
si pasoj e pandemisë Covid 19 dhe tani nga efektet negative të luftës
Ruso-Ukrainase është në rritje konstante e ne veçanti  në vendet Evropiane.

Inflacioni në
rritje, rënia e investimeve , rritja e dollarit përballë Euros janë sfidë e
madhe për Europen.

Europa po kalon
në një sfidë tjetër që është më e rrezikshme se inflacioni dhe po kalon në
stagflacion.

Stagflacioni
është gjendja e një vendi ose zona e bashkimit monetar në të cilën ekonomia
është njëkohësisht në një gjendje stagnimi dhe inflacioni.

Termi vjen nga
fusha e makroekonomisë, e cila përshkruan një periudhë me inflacion të lartë,
ndërkohë që produkti kombëtar bie ose të paktën nuk rritet. Ekonomia atëherë
nuk rritet apo bie, shkalla e papunësisë mbetet në të njëjtin nivel, por niveli
i çmimeve ende rritet.

Si pasoj e efektit
stagflativ janë edhe paralajmërimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar
Ndërkombëtar për tkurje ekonomike në vendet e UE dhe so të jenë të goditura
edhe shtetet tjera në mënyrë të efektit zixhirore.

Ky fenomen është
aktual edhe në Kosovë përkundër proklamimeve institucionale për rritje
ekonomike dhe shtimin e numrit  të
të  punsuarve.

You may also like