Gërkovska: Një grup i njerëzve bëjnë çmos që të mos ndodhin ndryshime në të mirë të qytetarëve

by admin
Spread the love

Zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovsa, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se nuk është në rregull që miqtë tanë ndërkombëtar të kenë më tepër dert fatin e shtetit se sa vet ne.
Ajo tha se një grup i njerëzve të cilët janë të gatshëm për të bërë diçka që mos të preket sistemi që atyre ju mundëson komfort zonë.
“Madje të thirren edhe në sovranitet që të mos ndodhin ndryshime për të mirën e gjithë qytetarëve”, tha Gërkovska.
Sipas Gërkovskës me ligjet aktuale, nëse një person është në listën e zezë të SHBA-së, atëherë ata duhet të dërgojnë kërkesë të veçantë deri tek institucionet për të filluar procedura.
“Duke patur parasysh se SHBA janë partnerët tonë strategjik, dialogun strategjik, ku një kapitull i tërë është për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vlerësojë se është e padrejtë, duke e ditur që e kemi përkrahjen e madhe nga SHBA, të vendosim SHBA-t në pozicion për të dërguar kërkesë të veçantë. Për këtë shkak kam propozuar që të zgjerohet pjesa për masat restriktive”, tha Gërkovska.

MARKETING



You may also like