Gërkovska: Me Ligjin për masa restriktive nuk shkelet kushtetuta dhe as pavarësia e shtetit

by admin
Spread the love

Zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovsa, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se është e turpshme dhe nuk e di se deri ku do të shkohet nga ana e gjyqësorit me injorimin e fakteve dhe argumenteve dhe të mos procesuohen.
Gërkovska tha se me Ligjin për masa restriktive nuk shkelet kushtetua dhe as pavarësia e shtetit.
“Vet fakti që edhe Nikolla Gruevski doli me koment për Ligjin, tregon se sa në thelb propozimi dhe iniciativa e prek qëllimin. Profilet e tilla të njerëzve ndihen të kërcënuar se më në fund zgjidhje të tilla do të mundësojnë që të ketë rezultat për procedurat e tyre dhe është e dukshme se persona e tilla e nënkuptojnë sovranitetin që të mund në mënyrë sovrane t’i vjedhin qytetarët tanë”, deklaroi Gërkovska.
Ajo tha se çdoherë kur ka propozime të tilla paraqitet një grup i njerëzve dhe makineri e cila kundërshton.
Sipas saj, janë këto struktura që frikësohen se mund të arrij drejtësia tek ta.

MARKETING



You may also like