Gërguri: Inteligjenca artificiale është e ardhmja, është gabim të injorohet

by admin
Spread the love

Ligjëruesi i gazetarisë Dren Gërguri, tha se zhvillimi në fushën e inteligjencës artificiale, veçanërisht Chat GPT ka shumë avantazhe, por edhe rreziqe që lidhen me lajme të rreme dhe informata të pasakta.

Sipas Gërgurit, kanalizimi i mënyrave se si Chat GPT mund të përdoret është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Kam përshtypjen që për momentin e kemi një botë e cila nuk është në paqe me teknologjinë, sepse shumë të reja në fushën e teknologjisë po e gjejnë botën jo të gatshme për t’i përdorur në mënyrën se si mund të përdoren për të mirë dhe pastaj krijohen hapësira për keqpërdorim”, tha Gërguri në Rubikon të Klan Kosovës.

Gërguri tha se si shoqëri duhet të jemi të përgatitur për t’u përshtatur me ndryshimet që vijnë si rezultat i zhvillimit të inteligjencës artificiale, pasi këto zhvillime janë e ardhmja.

“Të injorohet është gabimi më i madh që mund të bëjë dikush, sepse është e sigurt që ajo do të jetë e ardhmja jonë e përditshme, por si shoqëri duhet që të zhvillojmë aftësi të reja, sepse zhvillimi i hovshëm teknologjik do të bëjë që edhe në profesione që është konsideruar se mund të duhet shumë kreativitet mund të shohim një inteligjencë artificiale e cila i përafrohet mendjes së njeriut”, tha Gërguri, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like