Gentian Zenelaj i futet biznesit, për çfarë bëhet fjalë?

by admin
Spread the love

Gentian Zenelajn nuk do e shohim më thjesht si aktor e moderator nga sot e tutje, por edhe si një biznesmen. Ai ka nisur një angazhim të ri, së bashku me mikun e tij Mario Butsi, duke sjellë një kafe turke. Këtë lajm e zbuloi vetë Genti në emisionin e pasdites në Tv Klan.

Së bashku me mikun e tij, aktori dhe miku i tij Mario, prezantuan produktin në programin e Rudina Magjistari. Gentiani tregoi se gjithçka ka nisur gjatë kohës së covid-it, në kohën kur gjithçka ishte e mbyllur dhe ata pinin kafe së bashku.

“Për ata që nuk e dinë, unë me Marion kemi një shoqëri prej  10 vitesh. Unë jam një amator i thekur i kafes.  Çdo ditë këto 10 vitet e fundit të jetës sime, çdo ditë 2 kafet e para të mëngjesit unë i pi me Marion. Jemi shokë të vjetër. Mario më ka treguar rrugën e mrekullueshme të kafes, aromat tendencat, orgjiniat e ndryshme dhe unë e dashuroja kafen,  por sigurisht edhe pasionin me të cilin Mario fliste për kafen.

Ishin ditët e vështira të Covid-it kur në rrugë kishin dalë tanket dhe mitralozët që të mos dilnin njerëzit dhe unë e Mario kishim realisht një laborator kafe dhe filluam të pinim kafe fshehurazi. Mario u bë shkencëtari, unë u bëra miu i eksperimentit. Mario ka prodhuar kafe pa fund, sa unë thosha “sa keq o Mario” që njerëzit nëpër shtëpi nuk po pinë dot një kafe kaq të mirë.

Aty na lindi ideja për të bërë një kafe turke dhe unë sigurisht meritat ja jap komplet mjeshtrit të kafes Marios se tashmë dihet që Mario është një ekspert i mirëfilltë i kafes”- është shprehur Gentian Zenelaj në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

You may also like