“Gënjeu për 9 muaj rresht për të dhënat e biznesit”, Bragg akuza Trump: Nënshkronte çeqe për Michael Cohen

by admin
Spread the love

Aktakuza e Shtetit të Nju Jorkut kundër Donald J. Trump, Nr. 71543-23  është zbardhur pak minuta më parë. Sakaq, Trump i akuzuar për 34 krime është deklaruar i pafajshëm përpara gjykatësit Juan Merchan në gjykatën e Manhatanit.

Përmes një deklarate për shtyp, Prokurori i Qarkut të Manhatanit Alvin Bragg është shprehur se rasti ndaj Trump ka të bëjë me 34 deklarata të rreme të bëra për të mbuluar krime të tjera.

Duke paraqitur rastin kundër Trump, ai tha se ish-presidenti “bënte vazhdimisht deklarata të rreme për të dhënat e biznesit të Nju Jorkut“, si dhe kishte ndikuar që edhe të tjerët të bënin deklarata të rreme.

Bragg tha se Trump pretendoi se ai kishte paguar ish-avokatin e tij Michael Cohen për shërbimet ligjore në vitin 2017, por kjo “thjesht nuk ishte e vërtetë”.

Për nëntë muaj rresht i pandehuri mbante në dorë dokumente që përmbanin këtë gënjeshtër kryesore dhe ai personalisht nënshkroi çeqe duke paguar Michael Cohen për secilin prej këtyre nëntë muajve.

Juria e madhe zbuloi se kishte 34 dokumente me këtë deklaratë kritike të rreme.”


Top Channel

You may also like