Genc Pollo: Pse e mbështes Berishën 20 vite pasi kërkova largimin e tij

by admin
Spread the love

Për Genc Pollon, Lulzim Basha nuk mund të ofrojë shpresë për shqiptarët, edhe pse është “një djalë i ri” në krahasim me Sali Berishën.

Në një intervistë për emisionin “Politiko” në Top News, Pollo deklaroi se e mbështet “Foltoren”, 20 vite pasi kërkoi largimin e Berishës, pasi për rrethanat aktuale ish-kryeministri është njeriu i duhur për PD-në.

“Basha, një djalë i ri që në 8 vite nuk ka arritur asnjë sukses. Kemi një djalë të ri (Lulzim Bashën), i cili nuk mundët të ofrojë më shpresë për rrethanat e Shqipërisë. A është zgjidhje e mirë që të rikthehet ai që ishte para tij? Merita e tij është se ai po e nxjerr partinë nga letargjia.

E mbështes “Foltoren”, sepse është mënyra e vetme për të rikonfiguruar PD-në. Ai ka një përkrahje të mirë të anëtarësisë. Nuk ka rrugë tjetër. Foltorja duhet të kthehet në Kuvend. Kuvendi të përcaktojë hapat e tjerë për rithemelimin e PD-së”, tha Pollo.

Sipas Pollos, fakti që Sali Berisha nuk mbështetet nga amerikanët, nuk do të thotë se në të ardhmen nuk mund të kemi ndryshim strategjie nga partneri më i madh i Shqipërisë.

“Të gjithë kujtojnë konfliktet e Berishës me amerikanët, por pak kujtojnë konfliktet e PS. Fatos Nano shkruajti se amerikanët janë përgjegjës për burgosjen time. Katër vjet më vonë ishte kryeministër. Në 2011, PS u quajt celulë. Më vonë Rama u bë kryeministër, dhe nuk po shkon keq me administratën amerikane. Mua më bezdis fetishizimi i raporteve politike”, tha Pollo.

You may also like